Ramush Haradinaj takon Ilir Meten (Drejtpërdrejt)
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Kryeministri bëri të ditur që gjatë këtij takimi janë diskutuar tema me interes për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ilir Meta u shpreh i kënaqur me vizitën dhe diskutimin me Haradinajn, përderisa tha se u diskutua për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë zgjidhje të mençura lidhur me çështjet që e presin në vazhdim.
Meta shfrytëzoi këtë mundësi për të shprehur vlerësimin dhe admirimin e veçantë për veprën e ish Presidentit Ibrahim Rugova.
Gjatë ditës së djeshme Meta qëndroi për vizitë edhe tek familja e presidentit të ndjerë.