75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Ranglista botërore: Nga pozita e 10’të, Herolind Nishevci në top-5 (Foto)

Herolind Nishevci, karateisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës i njohur si “baba i karatesë” dalëngadalë po ngritët në maje!

Nishevci nga pozita e 10’të në ranglistën botërore, tani është pozicionuar në top-5 e më të mirëve për kategorinë +84 kilogram, shkruan IndeksOnline.

Kosovari pati suksese gjatë këtij muaji, ku fitoi një medalje të artë në Salzburg dhe zuri pozitën e pestë në Holandë.

Pozitën e parë në kategorinë ku bën pjesë Nishevci e zë, Jonathan Horne (Gjerman), pozitën e dytë Sajad Ganjzadeh, pozitën e tretë Enes Erkan (Turqii) dhe pozitën e katërt Tareg Hamedi (Kazakistan).

Kujtojmë se karateisti më i mirë në vend po përgatitet për kampionatin evropian për seniorë, që mbahet prej 10 deri më 13 maj në Serbi../IndeksOnline/