19:23 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Herolind Shala prezantohet te skuadra e re [Foto]

Lojtari i Përfaqësuesës së Kosovës, Herolind Shala, ka vendosur që të ndryshojë klubin e tij. Mesfushori me tipare sulmuesi ka vendosur t’i japë fund avenurës me skuadrën e Lyngby dhe të nënshkruajë me skuadrën norvegjeze të IK Start.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. “Klub i ri në karrierë. Nga sot jam pjesë e skuadrës norvegjeze IK Start. Më bindi projekti i ri i klubit për të nënshkruar këtu. Shpresojmë se do t’i arrijmë objektivat”, ka shkruar Shala. /IndeksOnline/

Temat: