15:02 / E Hënë, 03 Janar 2022 / k.v

Raporti i fundit i IKSHPK-së: Sot edhe 38 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.ℹ

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.ℹ

Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.ℹ

Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.ℹ

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.ℹ

Në total numri i rasteve aktive është 540.➡

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!