14:50 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / B O

Raporti i Kryeministrit me Kuvendin për temat e maturuar me ligj, kushtetutë e rezolutë të kuvendit, duhen trajtuar nga Gjykta Kushtetuese

Shkruan, Hisen Berisha

Cili parlament ne Botë me sistem parlamentar do e kishte toleruar kryeministrin siç tolerohet ky kryeministër, në raport me kuvendin dhe sistemin shtetëror.
Si mund të dal kryeministri i Kosovës me një Planë dhe e konsideron bazë të mire për bisedime, e nuk i nënshtrohet Kuvendit pra nuk e ka sjellë fare në kuvend. A është kjo republikë parlamentare, apo me keq diktature komuniste. Pra po e ndryshon karakterin kushtetues të shtetit.
Kjo nuk është vetëm e papranueshme por është ndryshim i karakteri kushtetues shtetëror, jo interpretativ por funksional.
Pra ky po ju thotë ejani në zyrën time dhe lexoje planin franko-gjerman.
Kjo nuk është heshtje e kryeministrit të Kosovës me Serbinë por e shtetit.
Sot territori i Kosovës nuk kontrollohet nga institucionet e shtetit por nga qendra vendimmarrëse jashtë republikës së Kosovës. E kjo është problematike. Është dashur që gjykata kushtetuese të deklarohet pas deklaratave të kryeministrit ex officio, pra edhe pse deklarata kryeministrit ishte vizive me zë e figurë.
Është dashur të obligohet ta sjelle marrëveshjen e përfolur për ta analizuar në kuvend.
Kuvendi i Kosovës duhet sa më parë ta çmontoj tradhtinë që po i bëhet institucioneve. Kur e posedojnë një dokument e nuk e ka kuvendi dhe deputetet.
Kjo duhet të deponohet zyrtarisht në kuvendin e Kosovës i formalizuar me protokoll.
Nëse jo atëherë të ndryshohet karakteri i formës së regjimit, e ta kthejnë në diktaturë komuniste, votat mund ti bëj ashtu siç i bleu për presidenten, edhe për ketë ndezshim.

Qëndrimi amerikan nuk është në këtë formë siç është prezantuar. E ka mbështetur planin në fjalë, për ta nxjerre në sipërfaqe si përmbajtje.
Pasi të dal si përmbajtje, atëherë do të shohim qëndrimin amerikan. Nuk miraton SHBA marrëveshje blanko.

Rikujtijmë se Ambasadori dhe përfaqësuesit e lartë shtetërorë amerikan kanë thënë se marraveshja midis Serbise e Kosovës, që nuk e ka njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ruan statuskuonë, e statuskuoja i intereson vetëm Putinit pra është interes rus.
Pra, kjo situatë nuk përbën interes as për SHBA-të dhe gjeostrategjinë për rajonin as për Kosovën. Ky plan mbetet ashtu siç ka sygjeruar DASH, interes rus, deri sa êshtë nê luftë, dhe e rrezikon protagonizmin rus në rajon. Ketë e përforcon fakti se sipas këtij plani, nuk ka njohje reciproke midis shteteve.

Ky ndryshim është vetëm pronë e një njeriu e ai është kryeministri Kurti. Pra këta kanë mundësi të manipulojnë kuvendin dhe ta ndryshojnë formën e regjimit nëse dyan, kanë pare ende nga sponsoret e përfolur në aferen korruptive në diplomaci. Ka nga radhët e deputetëve shumicë një numër që paranë e interesin material individual i kanë para shtetit, kanë deficit të patriotizmit kushtetues dhe atij shtetërorë sepse nuk e kanë jetuar lindjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
E me persona që punën e tyre të parë e kanë pozitën shtetërore, nuk kanë asnjë referencë personaliteti as aautotiteti profesional, vështirë të kursehet shteti nga paligjshmëria e jo kushtetutshmëria. Kjo kategori do të provoj dhe bëj çdo kompromis qoftë edhe anti shtet në emër të mbetjes sa më gjartë në pushtet. Fakti tjetër është se që nga ardhja në pushtet e Kurtit and Co, Kosova praktikisht nuk funksionon si Republike parlamentare.
Ka obligim kushtetues raportimin në kuvend dhe se bën, as para as pas bisedimeve. Realisht me kuvendin nuk ka asnjëherë komunikimin qoftë me shkrim apo raportim të drejtëpërdrejtë. Duhet të plotësohet ana formale e karakterit të shtetit në emër të funksionalitetit institucional ligjor e kushtetues. Nuk mund të ketë besim blanko siç e llogaritë ai në mendësinë tij dhe kategorisë që e ka votuar.
Ai, nuk mund ti trajtojë oponentët as opozitën si prone të tijën duke i krahasuar me bashkëpunëtoret e tij, siç bëri me Lummir Abdigjikun, kryetarin e LDK. Kjo mund të ndodh me ata qe i ka në stafin e tij por jo për partneret qeverisës aq më pak me partitë opozitare. Edhe pse z. Abdigjiku, e ka kursyer nga vota e tij për ta rrëzuar nga qeveria Kurti 1, megjithatë nuk mund të trajtoj askë si pronë, as procesin politik të dialogimit.