10:19 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Raportimi i parë i Maxhunit në krye të AKI-së (Foto)

Ka filluar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

I pari i kësaj agjencie tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të raportuar para anëtarëve të këtij komisioni, raporton Indeksonline.

Ndryshe ky është raportimi i parë i Maxhunit në këtë komision që nga marrja e detyrës.

Maxhuni ka raportuar disa herë në Kuvendin e Kosovës por lidhur me Policinë e Kosovës, në krye të cilit institucion qëndroj për disa vite./Indeksonline/