13:35 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / Gj. Sh

Agjentet e Leao kanë refuzuar ofertën e parë për vazhdimin e kontratës me Milani

Rafael Leao ka qënë futbollisti kryesor i Milianit gjatë sezonit të kaluar, duke arritur ta fitonin edhe Serie A, pas 11 viteve.

Drejtuesit Rosoner, pas shkelqimit të tij në sezonin e kaluar, janë duke u përpjekur që të nënshkruajn marrëveshje të re me sulmuesin Portugez.

Gazeta La Stampa, ka raportuar se agjentët e Leaos kanë refuzuar ofertën fillestare për vazhdimin e kontratës, raporton Indeksonline.

Sipas gazetës, Milani i ofroi sulmuesit portugez një kontratë deri në vitin 2026 dhe poashtu ngritje të pagës.

Agjentet e Leaos e kanë refuzuar këtë ofertë pasi besojnë se futbollisti meriton më shumë.

Përkundër se refuzuan ofertën e Rosonerëve, agjentet lenë të kuptohet se Leao nuk do të largohet këtë verë nga klubi Italian.

Agjentet e portugezit kanë bërë të ditur se do të ulen me drejtuesit e Milanit të flasin përsëri pas përfubdimit të afatit kalimtar veror.

23 vjeçari këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe 10 asistime, duke u shpallur se lojtari më i mirë i sezonit në Serie A.

Leao ka një klauzol të lirimit nga Milan që kap vlerën prej 150 milionë euro./Indeksonline/