12:17 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian i pranishëm në seancën e sotme

Përderisa në sallën e  Kuvendit të Kosovës po zhvillohet séance parlamentare, përpos deputetëve dhe kryesuesve në këtë sallë i pranishëm është edhe një përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian.

Duke përcjellur nga afër zhvillimin e seancës është Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, shkruan Indeksonline.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti duke përshëndetur Soltes dhe duke falënderuar për praninë e tij në Kosovë dhe në këtë seancë./Indeksonline/