11:19 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Raportuesi për Kosovën në PE: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka deklaruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, dhe ka bërë thirrje që BE-ja të kryejë detyrimin e saj

Soltes poashtu ka identifikuar problemet më të mëdha në vend, korrupsionin e madh, krimin e organizuar, dhe mungesën e konsensusit politik në vend.

“Çështjet dypalëshe nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, tha Soltes, duke pasur parasysh taksën 100% që Kosova ka vendosur javën e kaluar për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, raporton portali European Western Balkans.