17:29 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Raportuesi për Kosovën në PE, thotë se tani është radha e liberalizimit të vizave

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Soltes në eksitim ka shkruar se mirëpres progresin e arritur në mes të dy vendeve për çështje të kufirit.

Ai ka përmendur se është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave.

“I mirëpres progresin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për çështjet e kufirit. Është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Soltes. / Indeksonline /

Temat: