22:27 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / gjelbra k

Rashani e vazhdon kontratën me Clermont

Futbollisti i Kosovës Elbasan Rashani e ka vazhduar kontratën e tij me klubin francez Clermont Foot 63, që garon në ligën elitare Ligue 1.

Njoftimi u bë nga vetë klubi.

Sipas kontratës së re, Rashani do të mbetet në Francë deri më 30 qershor 2025.

“Elbasan Rashani zgjat aventurën! Me 8 gola dhe 3 asistime, kosovari përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në Clermont në 2021-2022 dhe ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar të Ligue 1. Urime Elba!”, njofton Clermont Foot 63 përcjell Klankosova.tv.

Në edicionin e kaluar kosovari arriti të shënojë tetë gola dhe të bëjë tri asistime.