09:02 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / C E

Rashfordi i ashpër me Qeverinë britanike, kërkon përkrahje për fëmijët në nevojë

Marcus Rashfordi, ka nisur një peticion për t’i bërë thirrje Qeverisë të zgjasë vaktet shkollore falas në përpjekjen e tij të fundit për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve.

Ylli i Manchester Unitedit, ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm në kërkesën e tij gjatë muajve të fundit, shkruan Indeksonline.

Rashfordi i ka bërë një thirrje publikut që t’i japë mbështetjen e plotë ndërsa përpiqet të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Cilado qoftë ndjenja, mendimi apo gjykimi juaj, varfëria ushqimore nuk është kurrë faji i fëmijës. Le t’i mbrojmë të rinjtë tanë“, ka thënë sulmuesi.

Le të mbështjellim krahët njëri-tjetrit dhe të qëndrojmë së bashku për të thënë se kjo është e papranueshme, se ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e fëmijëve tanë“.

Sot, miliona fëmijë janë duke e gjetur veten në mjediset më të prekshme dhe kanë filluar të pyesin se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh britanik“.

Unë po ju bëj thirrje të gjithëve sot për të më ndihmuar të provoj para tyre se të qenit britanik është diçka për të cilën duhet të krenohesh“, ka thënë ndër të tjerash ylli i Manchester United.

Peticioni online i Rashfordit, do të kërkojë të shtrijë vaktet shkollore falas të Qeverisë në 1.5 milionë më shumë të rinj.

Gati një milion fëmijë të tjerë vlerësohet të jenë regjistruar për vakte shkollore falas në javët e fundit, me pandeminë globale që mendohet të jetë një arsye kryesore pas rritjes. /IndeksOnline/