20:02 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / G T

Rashica dhe Muçi humbasin derbin në Turqi

Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe në javën e 34-të në Superligën e Turqisë, pasi mposhti 2:1 Besiktasin.

Qysh në pjesën e parë, punët për ekipin mysafir u vështirësuan – pasi Al Musrati u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan Indeksonline

Golin e epërsisë e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 30’të.

Në pjesën e dytë, Feneri shënoi edhe një gol tjetër me anë të lojtarit anësor, Kahveci.

Kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Cenk Tosun.

Në këtë ndeshje luajtën edhe dy shqiptarë, Milot Rashica dhe Ernest Muçi./Indeksonline/