14:07 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Rashica e Aliti i urojnë shërim të shpejtë Kryeziut

Mesfushori Hekuran Kryeziu ka pësuar një lëndim serioz në ndeshjen kundër Luganos. 26 vjeçari u largua pas 15 minutash nga loja.

Sipas burimeve të Indeksonline, Kryeziu pritet të mungoj deri në 1 muaj.

Futbollistët tjerë të Kosovës si Milot Rashica e Fidan Aliti nëpërmjet rrjetit social Instagram i kanë uruar Kryeziut shërim sa më të shpejtë.

Mesfushori i Zurichut pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kosovës kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

/Indeksonline/