14:57 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rashica e përfundoi atë që Messi e kishte nisur ndaj Boatengut

Milot Rashica tregoi klasin e tij si lojtar i jashtëzakonshëm edhe ndaj Bayern Munichut ku realizoi një gol fantastik.

Ai ia “shkatërroi” karrierën Jerome Boatengut sipas disa fansave të Bundesligës gjermane.

“Tani mund të themi se Rashica përfundoi Boatengun dhe jo Messi” – thuhej në një postim.

Madje disa po thonë që Rashica duhet të “targetohet” nga Barcelona sepse është i mençur dhe taktik.