Rashica ka një operacion, Idriz Voca po bëhet baba – mësohet arsyeja e mungesave të disa yjeve te Kosova
Kombëtarja e Kosovës me trajner, Franco Fodën sot gjatë ditës zbuloi listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore gjatë muajit qershor.
Gjashtë lojtarë mungojnë në këtë listë, duke përfshi këtu edhe Milot Rashicën, yllin e Besiktasit, shkruan Indeksonline
Është mësuar se arsyeja e mungesës së Rashicës është një operacion që do t’i nënshtrohet në krah.
Gjithashtu, Idriz Voca – mesfushori pritet të bëhet baba dhe do të mungoj në këtë miqësore.
Florent Muslija dhe Donat Rudhani janë të lënduar, kurse Fazliju po rikuperohet nga lëndimi i ACL-së.
Kujtojmë që me pesë qershor, Kosova do të luaj miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo./Indeksonline/