22:33 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

RASHICA ky djalë plotë klas, dhuron paraqitje të jashtëzakonshme me Werderin

Milot Rashica ishte i jashtëzakonshëm sonte për Werderin ndaj Eintrachtit Frankfurtit.

Sulmuesi kosovar luajti 86 minuta të plota ndaj Frankfurtit, ku tregoi paraqitje të nivelit të lartë, shkruan IndeksOnline

Rashica, bëri disa veprime të bukura në këtë ndeshje, ku edhe u lirua në mënyrë fantastik, për të asistuar për shokun e tij  të skuadrës në golin e parë të Werderit.

VIDEO

Ai bëri një asistim, dy goditje në portë, një në kornizë të portës, 6 driblime të sakta, 3 pasime të gjata të sakta, 8 duele të fituara, 42 prekje.

Kujtojmë se ky takim u mbyll në të mirë të Wrederit në 2:1.