75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / G T

Rashica, Muçi dhe Arbër Zeneli synojnë kualifikimin në UEFA Europa League

Shumë futbollistë shqiptarë pritet t’i kemi në garat e UEFA-s gjatë edicionit të ri 2024/25, duke përfshi tri kompeticionet e shtëpisë më të madhe të futbollit europian.

Sonte, lojtarët si: Milot Rashica, Ernest Muçi, Arbër Zeneli, Besfort Zeneli, Diant Ramaj, Valon Berisha e shumë tjerë synojnë kualifikimin me skuadrat e tyre, shkruan Indeksonline

Vëmendja më e madhe është tek ndeshja mes Besiktasit dhe Luganos, ku edhe te kjo e fundit luajnë disa lojtarë shqiptarë.

Ndeshja e parë mes skuadrës turke dhe zvicrane ishte mbyllur me spektakël të vërtetë, me shifrat 3:3.

Vëmendja është edhe tek ndeshja mes Elfsborgut dhe Moldes, ku skuadra suedeze ku luajnë dy shqiptarë, Arbër Zeneli dhe vëllai i tij Besforti fitoi minimalisht 1:0.

Valon Berisha me LASK-Linzun synon të fitoj ndaj Steauas së Bukureshtit, ku ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1. Ndeshjet e play-offit final në Europa League zhvillohen nga ora 19:00, 20:00 dhe 21:00./Indeksonline/