11:35 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Rashica në histori të Norwich Cityt, vetëm tre lojtarë janë transferuar për 11 milionë euro

Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës befasoi të gjithë me skuadrën e tij të re.

Ai u transferua në Premierligë te skuadra e Norwich Cityt, shkruan IndeksOnline

Ish-lojtari i Werder Bremen u transferua te klubi anglez për 11 milionë euro dhe kështu bëhet lojtari i tretë në histori të Norwichit.

Gjatë historisë, Norwich ka transferuar vetëm tre lojtarë me shumën e lartë si 11 milionë euro. Ata janë: Milot Rashica nga Bremen, Steven Naismith nga Everton dhe Timm Klose nga VfL Wolsburg.

Kujtojmë që Miloti ka firmosur kontratë katër-vjeçare, kurse ndeshjen e parë me Norwich pritet ta zhvilloj kundër Liverpoolit, në kuadër të xhiros së parë në Premierligë./IndeksOnline/