17:22 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

Rashica në Premierligë debuton kundër ‘The Reds’

Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka befasuar sot me klubin e ri.

Ai është transferuar në Norwich City, që sezonin e ri 2021/22 do të bëjë gara në Premierligë, shkruan IndeksOnline

Rashica pritet që ndeshjen e parë me Norwich ta zhvilloj më 14 gusht, kundër Liverpoolit në xhiron e parë në Premierligë. 

Kujtojmë që para ndeshjes zyrtare, Miloti me Norwich pritet t’i zhvilloj disa miqësore. 

Ish-ylli i Bremen me klubin anglez ka firmos kontratë 4-vjeçare./IndeksOnline/