Rashica: Sot është një ditë e madhe – Forca djema!

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Kosova do të ketë ndeshjen e vështirë para veti, pasi me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian, shkruan IndeksOnline
Para ndeshjes ka reaguar edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili në pamundësi t’i ndihmojë djelmoshat në fushë, ai përmes një postimi në “Instagram” i ka uruar ata që të japin më të mirën për këtë ndeshje.
“Sot është një ditë e madhe. Forca djema”, shkruan Rashica