22:05 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Rastet e fundit të konfirmuara me COVID-19 janë nga këto komuna

Edhe pesë raste të reja janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK si të prekur me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Banjë-Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një i karantinuar.

Kësisoj numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 140, raporton Indeksonline.

Nga data tetë shkurt deri më sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1 mijë e 871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2./Indeksonline/