10:32 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / B O

Rastet e rritura me Covid-19, anulohet një garë e famshme sportive

Rritja e rasteve me Covid-19 në nivel global ka bërë që të rikthehen anulimet e ngjarjeve të mëdha. Formula 1 sapo ka njoftuar se gara për Çmimin e madh të Japonisë është anuluar.

Kjo garë do të mbahej në mes të tetorit dhe ishte e treta në radhë në kalendarin e Formulas pas asaj në Rusi dhe Turqi.

“Pas diskutimeve të vazhdueshme me promotorin dhe autoritetet në Japoni, qeveria japoneze ka marrë vendimin për të anuluar garën këtë sezon për shkak të kompleksitetit të vazhdueshëm të pandemisë në vend. Formula 1 tani është duke punuar në detajet e kalendarit të rishikuar dhe do të shpallë detajet përfundimtare në javët e ardhshme” thuhet në njoftim./Indeksonline/