15:19 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rastet me COVID, prin Prishtina, pasohet nga Mitrovica, Peja e Gjilani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pak më parë ka prezantuar rastet e të prekurve gjatë 24 orëve të fundit  me Covid-19 në mbarë vendin.

Nga 250 raste sa kanë rezultuar pozitive, 65 prej tyre janë nga komuna e Prishtinës, për të vazhduar tutje Mitrovica me 26 raste, Peja me 19 raste e Gjilani me 18 raste, transmeton IndeksOnline.

Pas tyre renditet Prizreni me 18 raste komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok..