10:36 / E Enjte, 18 Janar 2018

Rasti i familjes Kqira, ngitet aktakuzë për detyrim dhe shantazh ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit A.M., për shkak të kryerjes së veprës penale “Detyrimi” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me veprën penale “Shantazhi” nga neni 268 paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, (KPPK) të kryera në vazhdim, lidhur me nenin 71 të KPPK.

Sipas aktakuzës, vepra penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës së gjatë kohore, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin P.G. që t’i jep të holla të gatshme dhe t’i blej vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vet i ka caktuar.

Në këtë mënyrë i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro. Me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale.

Vlen të theksohet se ky rast është i ndërlidhur me rastin e fajdeve kundër të akuzuarve nga familja Kqira.

Familjes Kqira nga Prizreni, në vitin 2016 në një aksion të Policisë së Kosovës iu sekuestruan prona dhe para të gatshme që kapin vlerë mbi 3 milionë euro.

Temat:
Mos i humb