75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 19 Shtator 2025 / G T

Rasti “Negreira”, Enrique dhe Valverde do merren në pyetje nga autoritetet spanjolle

Një skandal i madh mund të “shpërthejë” në futbollin spanjoll nëse del të jetë e vërtetë ajo që po dyshohet së fundmi.

Rasti “Negreira”, kështu cilësohet në Spanjë – ka të bëjë me 7.3 milionë euro të paguara për gjyqtarin Jose Maria Enriquez Negreira nga klubi i Barcelonës, shkruan Indeksonline

Marca raporton se dy ish-trajnerët në preiudhën 2001 dhe 2018, Ernesto Valverde dhe Luis Enrique, do të merren në pyetje nga autoritetet spanjolle.

Enriques i është caktuar data më 12 dhjetor. Në po të njëjtën ditë mund të jetë edhe trajneri momental i Bilbaos.

Dyshohet se klubi katalunas ka paguar shumë të mëdha parash për ish-gjyqtarin e La Ligas, Jose Maria./Indeksonline/