10:42 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Rasti një në një milion, mbijeton foshnja që ishte sa një shiringë!

Një fëmijë që erdhi në jetë para tre muajsh ka arritur të mbijetojë duke i habitur edhe mjekët që po merreshin me rastin e tij.

George Bown, peshonte vetëm 500 gram ditën që erdhi në jetë dhe menjëherë mjekët e lidhën direkt me aparaturat që do ta ndihmonin për të mbijetuar. Ky vogëlush i shpëtoi pesë herë vdekjes pasi u sëmur me meningjit dhe sepsis.

Në këto pesë raste mjekët e paralajmëruan nënën e tij, Hanna Rose, se fëmija i saj mund të ndërronte jetë pasi që ishte infektuar katër herë.

Ky rast sipas specialistëve ndodh rrallë, një herë në një milion raste.

George luftoi shumë për jetën e tij dhe tani ndodhet në shtëpi me peshën trupore që i ka shkuar në 2.7 kilogramë./Indeksonline