22:21 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Rasti si i Eriksenit/ Referi kosovar ia shpëton jetën një futbollisti në futboll të vogël

Një rast i njëjtë si ai i Christian Eriksenit në Evropian ka ndodhur në Lipjan, në Ligën Total të futbollit të vogël. Gjyqtari, Alban Zejnullahu arriti të shpëtoj jetën e një futbollisti që kishte rënë pandjenja, transmeton Indeksonline.

Liga Total ka lajmëruar që gjendja e futbollistit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. Ai ka marr tretmanin mjekësor dhe gjendja shëndetësore i është kthyer në normalitet./Indeksonline