12:17 / E Premte, 27 Janar 2023 / mp

Rasti ‘Toka’/ Familja e Fahredin Gashit me letër të hapur për trupin gjykues: Pse duhet vetëm z.Gashi të jetë në Paraburgim?

Familja e Fahredin Gashit, i akuzuar në rastin “Toka”, ka dalë me një letër të hapur për trupin Gjykues, duke kundërshtuar masën e paraburgimit për familjarin e tyre. Në letrën e familjes Gashi thuhet se vetëm Fahredini është në paraburgim ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerët po mbrohen në liri.

Letra e Plotë pa ndërhyrje:

“Pse duhet vetëm z.Gashi të jetë në Paraburgim?! Mbrojtja i ka paraqitur Gjykatës prova të cilat në mënyrë bindëse, kanë vërtetuar se kërkesa e PS për caktimin e paraburgimit kundër z.Gashi është tërsisht e pabazuar.

Sipas renditjes te te akuzuarve ku të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe gëzojnë lirinë, i vetmi prindi ynë, me një serë sëmundjesh duhet të sakrifikohet për të gjithë, në të gjitha seancat dëgjimore, Fahredin Gashi asnjëherë nuk është përmendur për aktakuzën në fjalë. A thua Fahredin Gashi duhet të jetë kurbani i të gjitha proceseve të montuara nga Serbia dhe Eulex?!

Si do të jetë epilogu i këtij gjykimi të pafund e të pabarabartë? Nëse vazhdon kështu procesi, po e humbet rëndesinë, besimin dhe mirëkuptimin tonë”, thuhet ndër të të tjera në letrën e hapur të familjes së Fahredin Gashit. Letra e plotë, pa ndërhyrje: Letër e hapur, për Trupin Gjykues te departmentit special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti, Mentor Bajraktari, Lutfi Shala. Nga familja Gashi. Me Datë 24 Tetor 2016 , eshte ngritur aktakuzë , për rastin “Toka”

 Në kete proces jane duke u gjykuar : Azem Syla , Shaban Syla, Shpresim Uka , Fahredin Gashi , Arton Vila , Ramadan Uka , Avdurrahman Bajshori , Gazmend Gashi , Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu , Avni Maxhuni , Elhame Uka , Sami Maqedonci , Ndue Palushi , Ramadan Mavraj , Lumnije Sopa , dhe Nyrtene Bajshori Te cilet akuzohen me fjale te pjesëtarit te sherbimit informativ serb Nazim Bllaca “Veza” ku janë vërtetuar me fakte lidhjet e tij me UDB-në , BIA-n dhe prokurorin Maurico Salustro , per krime lufte ne Serbi me mentor te tij Dragoljub Stankoviq .

Trupi Gjykues ne fjale , Kryetar i trupit gjykues Arben Hoti , marrin vendim te ja caktojn masen e paraburgimit Fahredin Gashit , me arsyetim se ka rrezik te ikjes jashte shtetit , do te asegjesoje , fsheh, ndryshojë , apo falsifikoje provat e vepres , ndikim te deshmitaret , një arsye totalisht absurde sepse eshte konstatuar , vendimin e keni edhe ju te nderuar Gjykatës qe Fahredin Gashi vuan , nga shendeti mendor , me dominim te simptomave negative -ngadalësim psikomotor , afekt i topitur , munges iniciative , varferim ne te folur , dhe ne përmbajtje , performance e varferuar sociale , poashtu vuan nga diabeti eshte me insuline pese here ne dite , sugjerim i mjekeve qe është bere me kërkesën tuaj , thotë se qendrimi i tij ne nje rreth social familjar është mese i nevojshem .

Arsyeja e dyte sipas kërkesës se Prokurorit , asgjesimi , fshehja apo ndryshimi i provave , nuk po kuptojme çfare prova pas shtate viteve prej se është ngritur aktakuza , a nuk i keni mbledhur “provat ” kemi pasur bastisje ne shtepi nga eulexi nëse ka pasur prova i kan sekuestruar ne baze te arsyetimit te juaj provat jane duke pritur qe te lirohet Fahredin Gashi dhe te asgjesohen , absurditet total , por edhe nese do te kishin qendruar keto arsye te kota pse vlen kjo vetem per Fahredin Gashin dhe nuk vlen per te tjerët ku asnjeri te bashke akuzuarit ne rastin “Toka ” nuk eshte nen masa kufizuese . Pra te gjithe jane ne mbrojte në liri .

Pse duhet vetem Z. Gashi te jete ne Paraburgim?! Mbrojtja i ka paraqitur Gjykates prova te cilat ne mënyre bindese , kane vertetuar se kerkesa e PS per caktimin e paraburgimit kunder Z. Gashi është tersisht e pabazuar. Sipas renditjes te te akuzuarve ku te gjithë gezojne shëndet te plote dhe gëzojnë lirine , i vetmi prindi yne , me nje sere semundjesh duhet te sakrifikohet për te gjithë , ne te gjitha seancat degjimore , Fahredin Gashi asnjëhre nuk eshte përmendur per aktakuzen ne fjale. A thua Fahredin Gashi duhet të jetë kurbani i të gjitha proceseve të montuara nga Serbia dhe Eulex?! Si do te jete epilogu i ketij gjykimi te pafund e te pabarabarte? Nese vazhdon keshtu procesi, po e humbet rendesine, besimin dhe mirekuptimin tone. Me respekt Familja Gashi . ( Ilirida , Albion , Frontina , Auron , Argjend , Klevis Gashi)