13:31 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Raundi i radhës së bisedimeve, detaje nga takimi i sotëm në Bruksel

Sot në Bruksel do të mbahet raundi i radhës së bisedimeve në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Sipas burimeve të Indeksonline, takimi I parë do të nis sot nga ora 15:00, kurse takimet tjera do të vazhdojnë deri të enjten.

Temat e diskutimit në takimin e sotëm janë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, energjia dhe ura e Mitrovicës.

Nesër do të diskutohet për IBM (pikat kufitare të përbashkëta), kurse pasnesër liria e lëvizjes.

Nga pala kosovare në takim janë kryesuesi Avni Arifi, Ardian Arifaj nga zyra e presidentit, Endrit Shala, Alban Dermaku si dhe përfaqësues e ekspert të institucioneve të Kosovës në fushat e caktuara. /Indeksonline/