75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 28 Maj 2026 / Gj Sh

Rayo Vallecano ndan rrugët me trajneri që bëri mrekulli, e çoi deri në finalen të Conference League

Inigo Perez do të largohet nga posti i trajnerit të Rayo Vallecanos, pas një sezoni fantastik, ku shkroi historinë, duke e derguar skuadrën në finale të Conference League.

Vallecano mbrëmë u mposht 1-0 nga Crystal Palace, derisa nga dita e nesërme, Perez do të largohet nga skuadra spanjolle, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë kjo është një ndarje paraprake, pasi Inigo ka arritur javë më parë marrëveshje për tu bërë trajner i ri i Villarealit.

Spanjolli do të jetë trajner i ”nëndetsës së Verdh” në sezonin e ri./IndeksOnline/