12:49 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. A

Reagim i jashtëzakonshëm i Xhakës në konferencë për shtyp/ ‘Ju e vrisni futbollin’

Granit Xhaka ka mbajtur një konferencë shtypi para ndeshjes me Benfican në kuadër të Ligës së Evropës.

Mesfushori shqiptar ka qenë mjaft emocional, duke reaguar ndaj abuzimit që bëhet nga tifozët në rrjetet sociale.

“Do të doja të takoja njerëzit që shkruajnë këto gjëra, të ulem me ta, sy më sy dhe t’i pyes pse po shkruan gjëra të tilla? Është e papranueshme, kështu që ne duhet të hapim sytë dhe të flasim shumë, sepse mendoj se ju e vrisni futbollin kështu nëse njerëzit fillojnë të flasin për një familje apo lojtar apo gjëra të tilla”, deklaroi Xhaka.

Në vitin 2019, mesfushori i Arsenalit ishte afër të largohej nga skuadra londineze, pas kërcënimeve që kishte marrë nga tifozët.

/Indeksonline/