12:32 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / C E

Reagimi epik i djaloshit që e mori si dhuratë një fanellë të Messit

Lionel Messi nuk është veç lojtari më i mirë në botë, por edhe më i dashuri në botë.

Fëmijët nga e mbarë bota e adhurojnë futbollistin argjentinas dhe ëndërrojnë ta veshin fanellën e tij të Argjentinës me numër 10, sidomos në këtë periudhë kur u mbajt Kampionati Botëror.

E një fëmijë është çmendur nga gëzimi kur për Krishtlindje prindërit ia bënë dhuratë një fanellë të Messit.

“Fanella e Messit”, shihet duke bërtitur nga gëzimi fëmija pasi e hapi dhuratën dhe më pas shkoi për ta përqafuar dhe për ta falënderuar nënën e tij.

Kjo video, e publikuar nga mediumi “ESPN” në rrjetet sociale është bërë virale.