23:08 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Astorit kur kishte vdekur Morosini në vitin 2012 (Foto/Video)

Vdekja e Davide Astorit ka prekur shumë botën e futbollit, sidomos atë italian ku edhe janë anuluar ndeshjet e sotme të Serie A dhe Serie B.

Figura e mbrojtësit italian është ngritur shumë nga gjithë bota e futbollit, mirëpo ai me të vërtetë ishte një futbollist me vlera njerëzore.

Këto i dëshmon edhe një postim i tij në prillin e vitit 2012, kur ishte pjesë e Cagliarit.

Vdekja e mesfushorit të Livornos, Piermario Morsini kishte bërë që Federata Italiane e Futbollit të anulonte ndeshjet atëkohë.

E pro kësaj ishte edhe Astori, i cili bëri një postim në Twitter.

“Mos zhvillimi i ndeshjeve nuk ka rendësit, tani të bëhemi gjithë së bashku dhe në qetësi të kujtojmë Marion”, kishte shkruar Astori.

Astori ka qenë pjesë e shumë skuadrave të Serie A, si Milani, Cagliari, Roma dhe Fiorentina. /IndeksOnline/

Temat: