16:53 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Maja Kocijanciq pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave në veri

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është në dijeni për dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Kocijanciq sipas mediave serbe ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të tërheq vendimin për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Sipas saj, ky vendim ka karakteristika provokuese dhe ofenduese.

Kocijanciq ka deklaruar se BE-ja, që nga fillimi ka qenë shumë e qartë se taksa 100% është shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit  si dhe të CEFTA-së, transmeton Indeksonline.

“Autoritetet në Kosovë menjëherë duhet të tërheqin këtë masë. Të gjitha veprimet, masat dhe deklaratat që kanë karakter provokues dhe fyese janë thellësisht shqetësuese dhe nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve” ka thënë Kocijanciq.

Ajo theksoi se të gjitha ankesat që palët kanë, duhet t’i zgjedhin përmes dialogut./Indeksonline/