09:32 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i saj “injorues” bëri gjiron e rrjetit, lajmërohet vajza duke treguar arsyen!

Një video e thjeshtë ka bërë gjiron e rrjetit ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për reagimin e një vajze të re pasi që një burrë i moshës se mesme i thotë diçka, kurse ajo thjeshtë largohet duke ia bërë me dorë.

Kjo video është shpërndarë në Twitter nga Gina, e cila ka kërkuar që të dijë se cfarë i ka thënë burri vajzës së re, duke bërë atë që të reagojë në atë mënyrë.

“Twitter, të lutem më ndihmo që të gjejë se çfarë i është thënë asaj vajze” ka shkruar gruaja kureshtare në Twitter.

Kurse, më vonë ka ardhur edhe reagimi i vajzës e cila ka thënë se ai është thjeshtë babai i saj, i cili i tregon për një grua që do donte të lidhej.

“përshëndetje, është thjeshtë babai im që po më flet për një grua me të cilën do të lidhet” ka qenë ripostimi i vajzës “misterioze”./Indeksonline/