12:38 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Shpend Ahmetit pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij kanë reagur shumë personalitet të njohura e ndër ta është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë.

Pusho në paqe Fadil Vokrri!.