21:06 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagimi më dëshpërues i Mustafës ndonjëherë, shikoni momentin kur morën rezultatet e Istogut (Foto)

Rezultati nga rivotimi i sotëm në komunën e Istogut ndryshoi në minutat e fundit.

Me 52 vota më shuam fitues del të jetë kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj duke lënë kështu prapa kundërkandidatin e tij nga LDK, Haki Rugova.

Në bazë të rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor del që kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka fituar 10 mijë e 241 të votave ndërsa kundërkandidati i tij, Haki Rugova, 10 mijë e 189 vota, shkruan Indeksonline.

Ndërsa ajo çfarë ka rënë në sy janë edhe reagimet e dy partive në momentin kur morën vesh rezultatet e fundit.

Madje është pikërisht i pari i LDK-së, Isa Mutafa i cili duket se e përjetoi më së rëndësi humbjen e Istogut, duke përfunduar kështu si partia e dytë në vend sa i përket udhëheqjeve nëpër komuna,me vetëm 7 komuna./Indeksonline/