17:06 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / S Z

Reagon AGK: E papranueshme sjellja e mbojtjes së afërt të Kryeministrit ndaj gazetares së Klan TV

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sjelljes së mbrojtes së afërt të Kryeministrit, për pengimin  e gazetares së Klan TV  Blerta Dalloshi- Berisha.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha.  Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin”, thuhet në reagim.

Në reagimin e AGK-së thuhet se maltretimi i gazetarëve në këtë formë është  i papranueshëm. .  

“Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë”, thuhet në reagim.  

AGK-ja, kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut. /Indeksonline/