23:35 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Reagon dega e LDK-së, mohon të ketë pasur incidente: Këto dezinformata janë si pasojë e mos arritjes së qëllimit të Arban Abrashit

Dega 3 e LDK-së, që njihet si Dega e Presidentit Rugova ka reaguar përmes një postimi në Facebook për lajmin se në  kuvendin zgjedhor të nëndegës “Mati 1” ka pasur tensione dhe përleshje.

Në reagim ata kanë mohuar që ka pasur përleshje dhe tensione. Sipas tyre procesi zgjedhor ka shkuar në mënyrën më të mirë, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, këto dezinformata janë si pasojë e mos arritjes së qëllimit të Arban Abrashit dhe disa përkrahësve të tij.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Degës 3 të LDK-së:

NJOFTIM PËR OPINION DHE MEDIA

Duke parë që disa portale kanë filluar disa shkrime të rrejshme se në Kuvendin Zgjedhor të Nëndegës “Mati 1 “ ka pasur tensione dhe përleshje mes delegatëve dhe që ka edhe të lënduar , Komisioni për Informim i Degës së III-të të LDK-së dëshiron të sqaroi opinionin e gjerë dhe anëtarësinë e LDK-së se Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës “ Mati 1 “ i mbajtur sot më datën 13.06.2019 në zyret e Degës së III-të ka kaluar në mënyrën më të mirë dhe është zhvilluar pa asnjë tension e përleshje e hiq më pak me të lënduar.

Këto dezinformata janë si pasojë e mos arritjes së qëllimit të Arban Abrashit dhe disa përkrahësve të tij për të arritur deri të fitorja , e për të arsyetuar humbjen e tyre dëshirojnë që me shantazhe e dezinformata të tentojnë ta njollosin procesin e deritanishëm dhe masovitetin e aktiviteteve që po mbizotërojnë në Degën e Presidentit RUGOVA.

Pra edhe njëherë dëshirojmë të iu njoftojmë se ky kuvend ka kaluar pa asnjë tension e përleshje dhe gjithçka ka qenë sipas rregullave e jo siç raportuan disa burime të rrejshme.

Ndërsa prania e policisë aty ka qenë me kërkesën e kryesisë së Nëndegës “ Mati 1 “ për të siguruar rendin dhe ligjin.

Komisioni për Informim i Degës së III-të do të iu mbaj të informuar për çdo aktivitet të Degës së III-të të LDK-së.