14:46 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon Deputeti i Kuvendit për vrasjen e Florencit: Një veprim i tillë është katastrofal

Vrasja e 23 vjeçarit shqiptar, Florenc Beqirajt në njërin prej burgjeve të nivelit të lartë në Marsejë të Francës, ka ngjallur reagime të shumta në vend. I ndjeri ishte azilant që u arrestua nga autoritetet franceze pasi ishte zënë pa dokumente.

Ai nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të rënda në spitalin e qytetit francez.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe deputeti i legjislativit kosovar nga radhët e komunitetit Ashkali, Danush Ademi.

Ai ka dënuar këtë akt të shëmtuar dhe me këtë rast i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Unë si deputet nga Kuvendi i Kosovës njëherë edhe përfaqësues i komunitetit Ashkali i shprehi ngushëllime familjes së Florencit, për të cilin humbja e tij na ka brengos të gjithë qytetarëve të Republikës  së Kosovës , sidomos edhe në emër të subjektit politik familjes Beqiri ju shprehi ngushëllime”, është shprehur Ademi për “Indeksonline”.

Më tej, ai gjatë reagimit të tij ka theksuar se është e dhimbshme se si azilantët kosovarë trajtohen në këtë mënyrë nga  vendet evropiane.

Sipas tij, i ndjeri ka kërkuar vetëm t’i ndihmojë familjes. Po ashtu  Ademi thotë se është katastrofale kthimi i trupit të tij me kufomë në vendin e vet.

“Ne e dënojmë këtë akt të shëmtuar i cili ka ndodhur në Burgun e Francës. Një i ri ka shkuar për të punuar që të sigurojë një jetë më të mirë për familjen e vet dhe të kthehet me kufomë do të thotë me të vërtetë akt i rëndë  për të cilin e dënojmë. Jo vetëm për këtë rast por të gjithë  atyre njerëzve që i ka ndodhur në këtë vend demokratik. Të gjithë njerëzit që kërkojnë azil, lypin ndihmën e zotit për një jetë më të mirë dhe jo të kthehen sikur sot që shumë shpejt do të kthehet kufoma e tij për t’u varrosur.

Ne brengosëm nga ky rast pasi kemi shumë qytetarë që janë azil dhe nëse kështu vazhdojnë të i burgosin  dhe ti qojnë nëpër burgje të nivele të larta pastaj të marrin maltretime e të kthehen në kufoma , me të vërtet edhe  për ne do të jetë një katastrofë”, ka thënë Ademi.

Tutje, përfaqësuesi i komunitetit Ashkali ka treguar se cilit komunitet i takon i ndjeri, Florenc Beqiraj.

Ademi ka treguar se a ka njoftuesi familjarisht me të.

“I ndjeri i takon komunitetit Egjiptian , pa marrë parasysh është qytetarë. Ne nuk e njohim personalisht, por nuk do të thotë që ne duhet me ngrit shtetësinë vetëm për ato familje që i njohim , kjo është një dhimbje për të gjithë qytetarët të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Sepse dhimbja vjen nga ky aspekt nëse çdo e dyta apo e treta shtëpi në Kosovë realisht Shqipëri së paku e kanë nga një person jashtë që kanë kërkuar azil për një jetë më të mirë dhe tash të njëjtëve të ju vjen koha të shkojnë nëpër burgje të larta si ky i fundit që ka marrë torturë në burgjet e Francës, me të vërtetë mendoj se kjo mund ti ndodhë secilit të afërmit tonë, vëllezërit tonë që sot kërkojnë jetë mirë.

Sipas informatave që kemi marrë ne kuptojmë se i ndjeri në Francë s’ka qenë djalë që ka bërë ndonjë rast të ndonjë krimi apo vjedhje, vetëm se ka kërkuar të punojë në të zezën për të siguruar kafshatën e gojës familjes së tij”, ka përfunduar Ademi./Indeksonline/