Reagon Duda Balje: Kurrë s’kam qenë kundër ushtrisë, do të votojë pro transformimit!
Deputetja e Grupit 6+, Duda Balje e ka quajtur të papranueshme shtrembërimin që disa media ia kanë bërë rreth qëndrimit të saj për ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Balje ka thënë se emisioni në fjalë ishte satirik dhe s’kishte aspak të bëjë me qëndrimin e saj zyrtar.
Deputetja boshnjake theksoi se do të jetë gjithmonë pro transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura (FAK).
“Prej momentit të parë jam bërë deputete gjithmonë kam punuar pozitivisht për ushtrinë. Pra, asnjëherë s’kam qenë kundër ushtrisë. Ky është emision i serbëve i incizuar në vitin 2013. Vota ime do të jetë pro ushtrisë dhe do të jem në përkrahje të interesave të Republikës” deklaroi ajo, duke shtuar se edhe nga komuniteti boshnjak ka pjesëtarë të FSK-së. /Indeksonlie/