16:21 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Reagon Flamurtari: Drejtori ynë nuk ka deklaruar asgjë, ne flasim me votë

Situata në FFK ka dalë nga normaliteti, ku zyrtarët e lartë duke shfrytëzuar mediat po krijojnë huti te opinioni publik.

Shumica e klubeve i kanë demantuar disa shkrime, e së fundmi edhe Flamurtari, shkruan Indeksonline.

Përmes një komunikate për media, skuadra nga kryeqyteti ka deklaruar se drejtori i tyre, Agim Hasani nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ata kanë shkruar se fjalën e tyre do ta japin me votë dhe jo nëpërmes mediave që shfrytëzojnë fuqinë e tyre për të destabilizuar klubin.

Më poshtë është komunikata e tyre. /IndeksOnline/