21:54 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Reagon Gërvalla pas sulmit në Poloni, këtë herë ngatërron flamurin e BE-së me të NATO-së

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, duke lënë të vdekur dy persona.

Por në këtë reagim, ajo prap ka ngatërruar flamujt, duke vendosur flamurin e BE-së në vend të atij të NATO-së.

Ndërsa në postimin e bërë në Twitter ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më e vendosur për ta ndalur presidentin rus, Vladimir Putin përpara se ta sjell luftën në tërë kontinentin.

“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë me vendosmëri për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.