18:37 / E Diele, 23 Tetor 2022 / C E

Reagon Granit Xhaka: Jemi të frustruar

Pas katër fitoreve radhazi, Arsenali u ndal me barazim në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta luajti baras në udhëtim te Southamptoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1. Golashënues për Arsenalin ishte Granit Xhaka.

Mesfushori nga Kosova tregoi edhe njëherë se po kalon në formën e tij më të mirë ndonjëherë.

Pas ndeshjes, Xhaka përmes një postimi në “Instagram”, ka thënë se “Topçinjtë” duhet t’i kthehen fitoreve sa më shpejt.

“Të gjithë jemi të frustruar që nuk morëm tre pikë sot – puna e vështirë për ndeshjet e ardhshme fillon nesër në mëngjes. Duhet të fitojmë përsëri sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi 30-vjeçari.

Pavarësisht barazimit, Arsenali vazhdon kryesimin në tabelë me 28 pikë, me dy pikë më shumë se Manchester City.