17:01 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reagon klubi kosovar i futbollit që u përfol se kishte aderuar në AAK

Klubi Futbollistik nga Lipjani, Minatori ka reaguar ndaj lajmeve se po i ndihmon AAK-së në këto zgjedhje që janë publikuar duke thënë se Minatori është OJQ sportive dhe e tillë do të mbetët.

Reagimi plotë:

Kryesia e klubit të futbollit, Minatori nga Magura, lajmin e publikuar nga disa portale dhe të faqes zyrtare të AAK-së e DEMANTON kategorikisht si të pavertet, dhe të trukuar për qëllime të individeve për të fituar (poena politik) gjoja për,reputacionin që kanë, për tu ngrit vlerat në strukturat politike që kanë hy. Minatori është OJQ- Sportive dhe e tillë do mbetet, qdo antari të kesaj OJQ.

Për këtë gjë në adresë të redaksisë ka reaguar edhe Faruk Statovci trajner në ktë klub.

Reagimi i tij:

Portal i nderuar do të ju njoftoj se unë Faruk Statovci nuk kam të drejtë të flas në emër të klubit Minatori sepse klubi ka kryesi edhe ata dalin me vendim, unë personalisht me disa djem kemi pas një takim me Ramush Haradinajn në lidhje me sportin, kështu që ajo çka shkruhet se klubi i Minatorit ka aderuar në AAK nuk është e vërtet aspak sepse edhe njëherë po e them ne nuk jemi kompetent me fol ne emër të Minatorit.