Reagon Lista Serbe, kanë një kërkesë për KFOR-in e Eulexin
Lista Serbe ka reaguar pas vrasjes së Oliver Ivanoviq në mëngjesin e sotëm. Me anë të një letre, kryetari i Listës Serbe ka thënë se askush nuk e mori me seriozitet thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Rakiq ka kërkuar nga KFOR-i dhe Eulexi që të rrisin forcat e sigurisë.
“Të shtënat ndaj Ivanoviqit kanë ndodhur vetëm disa ditë pasi Departamenti Amerikan i Shetit ka paralajmëruar se do të ketë trazira në Veri. Pse askush nuk bëri asgjë që të mirret seriozisht kjo. I bëjë thirrje KFOR-it, Eulexit që të rrisin trupat në Veri të Mitrovicës” thuhet në reagimin e Listës Serbe./Indeksonline/