09:28 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Reagon Lladrovci: “Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tespihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap”

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Imami nga Drenasi, Osman Musliu përdori fjalë të ashpra në drejtim të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ndër të tjerash ai i ishte referuar Lladrovcit si “budalla” dhe se sipas tij atë e kishin përzënë nga Tirana.

Por sot Lladrovci i është përgjigjur të gjithë këtyre fjalëve që po bëhen në drejtim të tij.

Lladrovci ka reaguar lidhur me Musliun, Drenorin, Gashin e shumë të tjerë.

Sipas tij, injoranca nuk paska kufi dhe se Mulla “rrenci” e nisi, opozita mbas tij, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash ai ka thënë se dijetarëve si ai ju rekomandon të bëjnë ndonjë sevap dhe të bëhen gati për ramazan.

Postimi i plotë:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!

Për Kiqinën (AAK), Vv, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dega në Drenas, rreth “presionit”, as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.

Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t’i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në “sërrnishta”. Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet “veq hajt po foli diçka”.

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë…

Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

“Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tesbihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap” dhe bëhen gati për ramazan!

Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.

Ramiz Lladrovci

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t’i sjelli me protokoll në xhami!