21:28 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reagon menaxheri i Zhegrovës: Të pavërteta pretendimet e Prishtinës

Xhevat Abazi, menaxheri i talentit kosovar Edon Zhegrova, ka bërë një reagim ndaj klubit të FC Prishtinës duke demantuar ato që pohon klubit kryeqytetas rreth transferimit të futbollistit në Belgjikë dhe vendimit të tij për të luajtur për Kosovën.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Abazit:

Nisur nga një shkrim në një portal të afërt me FC Prishtinën, kam vendosur të bëj këtë reagim, per te treguar te verteten e transferimit te nje lojtari nga i cili Kosova pret shume, Edon Zhegrova.Ne shkrimin ne fjale thuhe se Zhegrova eshte derguar ne Belgjike nga klubi i Prishtines, madje qe Kryetari i ketij klubi qe eshte edhe pronar i portalit qe ka bere shkrimin paska intervenuar deri te Qeveria per t’ia siguruar vizen Edonit, por asnje prej ketyre qe thuhen nuk jane te verteta.Edon Zhegrova dhe familja e tij kane nje bashkepunetor qe i perfaqeson ,e ai jam une, Xhevat Abazi, qe jam menaxheri i Edonit qe nga mosha 15 vjecare dhe qe kam siguruar transferimin e tij ne Belgjike e poashtu edhe punesimin e babait te tij ne kete vend. Lidhja e vetme e FC Prishtines me transferimin e Edonit ne Belgjike ka te beje me perfitimin qe ky klub ka pasur nga transferimi i tij. Sidoqofte, edhe pse ai shkrim me duket shume absurd, une i kuptoj ambiciet e zyrtareve te klubit dhe pronarit te atij portali qe te marre meritat per zhvillimin e nje super lojtari sic eshte Edoni, qe si futbollist eshte rritur te klubi i Flamurtarit para se te kalonte nje periudhe te Prishtina.Ai shkrim me shume te paverteta shkon edhe me larg, saqe thuhet se zyrtaret e FC Prishtines e paskan bindur Edonin qe te vendose te luaje per Kombetaren e Kosoves, nepermjet nje takimi me trajnerin e grupmoshes U-21.Por e verteta edhe ne kete ceshtje eshte teresisht tjeter. Zhegrova vendimin definitiv dhe te pakthyeshem per te luajtur per Kosoven e ka marre shume shpejt pas takimit me Kryetarin e Federates se Futbollit te Kosoves, Fadil Vokrrin, sic edhe shihet ne kete foto dhe sic eshte informuar opinioni ne ate kohe.Prandaj dua te shfrytezoj rastin qe t’u beje thirrje zyrtarëve te atij klubi, por edhe te tjereve qe te mos provojne te perfitojne nga puna e dikujt tjeter, sepse mbi te gjitha vetem sa po zbulohen cdo dite e me shume se cfare soji jane.