15:44 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reagon “mësiti” i demarkacionit, Fatmir Limaj për marrëveshjen e arritur

Njëri nga meritorët më të mëdhenj në zgjidhjen e “ngërçit” në rastin e demarkacionit, Fatmir Limaj ka thënë se marrëveshja e arritur sot duhet të shërbejë si shembull se vetëm përmes dialogut mund të arrijmë suksese dhe të tejkalojmë sfida.

Limaj ka paralajmëruar se Kosova do të marrë lajme të mira në javën e ardhshme.

“I falënderoj të gjitha forcat politike që përmes dialogut kemi ardhur deri të vendimi i përbashkët për të votuar demarkacionin. Lë të na shërbeje kjo si shembull se vetëm përmes dialogut, transparencës dhe respektit dhe duke pasur në qendër interesin e vendit ne se bashku mund t’i tejkalojmë me sukses edhe shumë sfida që na presin. Java e ardhshme do t’i sjellë Kosovës, shumë lajme të mira të cilat kanë munguar për vite.
. Vendi ka pasur nevojë për lajme të mira.
Po ashtu dua t’i falënderoj edhe mediet dhe opinonisët cilat gjatë kësaj kohë kanë luajtur rol të madh të arrijmë në këtë moment” ka thënë Limaj./Indeksonline/

Temat: